Llapi aranzhon miqësoren e radhës, zhvillohet në 'Zahir Pajaziti'

Llapi do ta zhvillojë nesër ndeshjen e katërt miqësore në kuadër të fazës përgatitore dimërore.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina do të përballet me KEK-un nga Obiliqi, raporton Zëri.info.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin 'Zahir Pajaziti', në Podujevë.

Kjo miqësore është e hapur për tifozët dhe nis nga ora 13:00.

Deri më tani, Llapi ka zhvilluar tri ndeshje miqësore - në Shqipëri.

Llapjanët kanë mposhtur Partizanin B dhe Tërbunin me rezultat 3:1, respektivisht 4:2, dhe kanë humbur 0:2 nga Egnatia./Zëri.info