'Beki' reagon ashpër dhe tregon pakënaqësitë e klubeve: Agim Ademi nëse e bën këtë, do të jesh hero i futbollit

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.  

Tashmë ka nisur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan  klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. 

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, kanë filluar tensionet e para.

Kryetari aktual, Agim Ademi ka kërkuar votëbesim, por ka hasur në keqkuptimin e disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën.

Në mesin e atyre që reaguan ashpër ishte edhe kryetari i Trepçës'89, Abedin Zeka - Beki.

Ai ka shprehur disa nga pakënaqësitë e tij në drejtim të FFK-së.

"Këtu janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që janë votuar nga shkollat e futbollit. Nuk është e drejtë të folet njejtë sikur ata që marrin dhe sikur ata që dhanë", ka thënë Zeka, përcjell Zëri.info.

"Jemi grumbulluar që futbolli të shkojë përpara. Edhe ditë më parë kemi shprehur pakënaqësitë tona së bashku me disa kryetarët tjerë", vlerësoi i pari i 89-shit.

"Duam që të përfundojë kampionati sa më mirë, të dihet fati i mjeteve për klubet e Superligës. Kërkoj nga ti kryetar që të jemi pjesë e atyre që dhanë në FFK", deklaroi Zeka.

"Për hir të futbollit dhe korrektësisë, të shkojë puna siç është më së miri. Nuk më pengon Agimi si kryetar, por dua që t'i hjekim pakënaqësitë tonë dhe nëse ia del, do të jesh hero i futbollit", shtoi ai.

Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00./Zëri.info