'Nxehet' situata në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, tensione të mëdha
Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.
Tashmë ka nisur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00.
Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.
Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, kanë filluar tensionet e para.
Kryetari aktual, Agim Ademi ka kërkuar votëbesim, por ka hasur në keqkuptimin e disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën.
Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00./Zëri.info