Shkaktarët e bajameve dhe trajtimi i tyre

Bajamet prekin çdo të dytin person, derisa më të ndjeshëm ndaj tyre janë fëmijët ndërmjet moshave parashkollorë dhe mes viteve të adoleshencës.

Bajamet janë të vendosura në pjesën e pasme të gojës dhe janë në kontakt të drejtpërdrejtë me infeksionet dhe me ajrin e ftohtë, sidomos në rastet kur kemi probleme të frymëmarrjes me hundë. Si të tilla, infeksionet e bajameve renditen te sëmundjet më të shpeshta.

Ato shkaktohen nga infeksionet virale dhe bakteriale. Ndërkaq, shkaktari më i shpeshtë është ai bakterial dhe virusi i gripit.

Otorinolaringologu Burhan Toçi tregon se cilat janë simptomat e para nëse vuani nga bajamet.

Pacientëve, të cilëve iu këshillohet heqja e bajameve janë ata që kanë 4-5 episode të infeksioneve të bajameve në vit, infeksione të kyçeve, e rrugëve urinare. Në këtë koncept heqja e bajameve është një tregues për ndërhyrje.

Në ditët e sotme, personat të cilët kanë vazhdimisht probleme me bajame, përdorin edhe ilaçe popullore, siç quhen Nishader, por Toçi nuk e preferon atë.

Format e parandalimit kanë të bëjnë me shkaktarët. Fëmijët, por dhe të rriturit, duhet të ushqehen shëndetshëm që të bëjnë të mundur rritjen e sistemit imunitar të organizmit.

https://video.gjirafa.com/gjesi-shkaktaret-e-bajameve-dhe-trajtimi-i-tyre