Edhe presidenti amerikan reagon pas vdekjes së Bryantit

Legjenda amerikane e basketbollit, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, transmeton zeri.info

Ish-ylli i LA Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Në helikopter ishin gjithsej 9 persona, në mesin e tyre edhe vajza e tij, Gianna.

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka reaguar për këtë tragjedi të ish-basketbollistit.

“Kobe Bryant, përveç se të qenët njëri prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, sapo ishte duke e filluar jetën e tij. Ai e donte shumë familjen e tij dhe kishte një pasion të madh për të ardhmen. Humbja e vajzës së tij të bukur, Gianna e bën këtë moment edhe më shkatërrues”, ka thënë Trump./Zëri