Me bluzën e Milanit dhe të Juventusit, në shtëpinë e Icardit dhe Wanda Naras ka festë

Dita e djeshme ka qenë ditë feste ne familjen e Mauro Icardit dhe Wanda Naras, transmeton zeri.info

Djali i Naras, Valentino ka festuar ditëlindjen e tij.

Gruaja dhe agjentja e Icardit ka publikuar një kolazh me foto të djalit të saj, që nga koha kur ishte i vogël dhe deri tani.

Ndër fotot e postuara nga ajo, shihet Valentino me bluzën e Milanit dhe të Juventusit, diçka që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Megjithatë arsyeja që ai ka mbajtur bluzën e Milanit është edhe për faktin se babai i tij, Maxi Lopez, në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kuqezinjve./Zëri