Shënon prej gjysmës së fushës nga gjuajtja e lirë, gol i jashtëzakonshëm në Serie A

Atalanta triumfoi me rezultatin e thellë 7:0 në udhëtim te Torino në xhiron e 21-të të ligës italiane të shtunën, shkruan zeri.info

Por, njëri prej shtatë golave të realizuar nga mysafirët ishte më i veçantë.

Josip Ilicic, i cili realizoi het-trik në këtë takim, shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës në minutën e 53-të.

Ilicic mori përsipër të gjuajë shpejt një gjuajtje të lirë në mesin e fushës, derisa kishte vërejtur daljen e portierit kundërshtar./Zëri