LDK, LVV, AAK, Nisma dhe AKR nuk e kanë paguar asnjë cent të borxhit

Gati katër muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, partitë politike në vend kanë dështuar që të kryejnë obligimet financiare ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruan sot gazeta "Zëri".

Shqiptimi i gjobave për partitë politike, u kushtoi atyre mbi 360 mijë euro, teksa vetëm disa parti kanë filluar pagesat e tyre. Katër parti kanë paguar në tërësi ato, një parti ka paguar gati gjysmën e borxhit dhe shtatë të tjera nuk kanë paguar ende asnjë cent. 

Në anën tjetër, nga të dhënat e publikuara nga PZAP-i, rezulton se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni AAK – PSD , ai Nisma – AKR – PD e parti tjera më të vogla, nuk i kanë paguar ende asnjë cent të gjobave.  

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka borxh 74 mijëe 850 euro. Lëvizja Vetëvendosje ka borxh 14 mijëe 100 euro. Koalicioni AAK-PSD ka borxh 89mijë e 600 euro. Koalicioni Nisma- AKR- PD ka borxh 33 mijë e 900 euro. Koalicioni Sloboda ka borxh 5 mijë e 100 euro. VAKAT ka borxh 1 mijë e 100 euro”, është bërë e ditur nga PZAP-i. /Zëri