Në Turqi e duan me çdo kusht ish futbollistin e Dritës së Gjilanit

Sulmuesi më i mirë i skuadrës shqiptare Laçit dhe ish futbollisti i Dritës së Gjilanit, Kyrian Nwabueze, ka tërhequr interes nga disa skuadra muajin e fundit. Mirëpo, klubi që insiston më tepër për shërbimet e tij është Menemenspor në Turqi.

Sipas mediave turke, trajneri i Menemensporit, Cenk Laleci, u ka kërkuar drejtuesve të sakrifikojnë për të siguruar shërbimet e golashënuesit më të mirë të Superiores pas 18 javësh kampionat.

Megjithatë, në klubin e Laçit nuk konfirmojnë për një ofertë zyrtare në drejtim të tyre për shërbimet e Nwabueze.

Natyrisht, bardhezinjtë do ta linin të lirë bomberin vetëm në rast se arkëtojnë një shifër të majme, në të kundërt nuk do të hiqnin dorë prej tij.