Virusi kinez mbërrin në Australi, shënohet rasti i parë
Virusi kinez po vazhdon të përhapet me të madhe në botë.
Australia ka konfirmuar rastin e parë të “koronavirusit”, në një pacient që ka kërkuar ndihmë në qytetin e Melbournit.
Numri i të vdekurve nga ky virus në Kinë ka arritur në 50, shkruan lajmi.net.
“Është me rëndësi të kuptohet se nuk ka vend për alarm”, ka thënë ministri i shëndetësisë i Kinës.
Virusi vdekjeprurës sipas ekspertëve po përhapet më të madhe dhe rasti i parë në Evropë është vërejtur në Francë.