'Plas humori' në Francë, Kylian Mbappe shënon qëllimisht gol me dorë, gjyqtari reagon në këtë mënyrë

Kylian Mbappe çuditërisht është ndëshkuar mbrëmë pasi shënoi gol me dorë në fitoren 3:0 të Paris Saint-Germain ndaj Reims në Kupën e Ligës.

Skuadra e Thomas Tuchel u kualifikua në finale pas golave nga Marquinhos, auto-golit të Konan N'Clomande dhe Nianzou Kouassi, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, kur ndeshja dukej e kryer, Mbappe vendosi të ndëshkohej me karton të verdhë pasi shtyu topin me dorë drejt rrjetës.

Incidenti ndodhi pasi Mbappe pasi te Neymar, i cili dështoi të gjuajë, para se të topi të ishte para portës boshe.

Mbappe e arriti topin dhe me dorë e futi në rrjetë.

Natyrisht, gjyqtari Mikael Lesage e anuloin golin para se ta ndëshkojë Mbappen për veprim jo-sportiv.

Megjithatë, Mbappe e mori këtë me sportivitet, vetëm pak sekonda para se ta festonte me skuadrën e tij kualifikimin në finalen e Kupës së Ligës, ku do të përballet me Lyonin./Zëri.info