Ferizaj – KEK-u, përfundon ndeshja me rezultat befasues
Skuadra e Ferizajt në Superligë dhe KEK-u në Ligën e Parë e kanë zhvilluar një takim miqësor sot në kuadër të përgatitjeve para-sezonale.
Ekipi nga Kastrioti ka befasuar ferizajasit, duke i mundur ata me rezultat të pastër, 2:0.
Golat për KEK-un i shënuan Besart Dushi dhe transferimi i ditës, Taulant Avdyli.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin me bari natyral në qytetin e Ferizajt.
Ekipi i Bekim Isufit nuk është kompletuar ende, pasi që ka paralajmëruar disa transferime në afatin kalimtar të janarit.
Dy ekipet synojnë mbijetesën në Superligë respektivisht Ligën e Parë, ani pse “Elektricistët” mund të bëjnë edhe më shumë se thjeshtë ekzistenca.