Adnan Januzaj pranë largimit nga La Liga, do të transferohet te gjiganti evropian

Milani është duke shqyrtuar dy mundësi për ta transferuar futbollistin nga Kosova, Adnan Januzaj.

Pas zërave të shumta, agjenti i futbollistit, Dirk de Vriese i ka thënë ‘CalcioMercato-s’, se Milani dhe Roma janë të interesuara për shërbimet e tij, shkruan Zëri.info.

Januzaj do të donte të largohet nga Real Sociedadi në drejtim të Milanit dhe tashmë besohet se ka pasur kontakte mes palëve.

Nga ana tjetër, Milani po e shqyrton mundësinë e blerjes së Januzajt në rast se arrin shitjen e spanjollit Suso.

Ndërsa, alternativa tjetër është huazimi i Januzajt te ‘Rossonerët’ me opsionin e blerjes në verën e vitit 2020.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit mund të luajë në formacionet 4-3-3 dhe 4-4-2.

Madje, mediat italiane raportojnë se Milani e kishte ndjekur Januzajn edhe gjatë kohës kur luante në ‘Old Trafford’./Zëri.info