Vuçiq: Pa Listën Serbe nuk ka qeveri në Kosovë

Duke komentuar faktin që qeveria nuk është formuar ende në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se “është e rëndësishme që Lista Serbe të jetë unike dhe është e qartë se pa ta nuk ka qeveri në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se kërkesa kyçe e Listës Serbe përveç sigurisë së serbëve është edhe heqja e taksës.

“Do të thoshte normalizim i jetës dhe padyshim rezultate ekonomike më të mira. Nëse nuk do të kishin tarifa ne do të ishim shteti i dytë ose i tretë me rritjen ekonomike, për këtë aryse jemi në vendin e gjashtë. Shpresoj që kjo qeveri të formohet”, ka thënë Vuçiq për Rts.