Dyshohet për të vdekur në një shtëpi në Prizren

Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për klankosova.tv se kanë marrë informacione nga qytetarët se në një shtëpi dyshohet se ka të vdekur.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe janë duke u marrë me rastin. Deri tani nuk kemi detaje të tjera. Por vetëm kemi këtë informacion”, ka thënë Osmanollaj.