Tifozët votojnë për ekipin më të mirë në histori të Premierligës, kjo është zgjedhja e tyre

Tifozët kanë votuar për ekipin më të mirë në histori të Premierligës, derisa Liverpooli ka zënë vendin e parë, transmeton zeri.info

Pasi që ka fituar 21 takime dhe ka barazuar vetëm një, Liverpooli momentalisht mban vendin e parë në Premierligë këtë edicion me plot 64 pikë të grumbulluara.

“Të kuqtë” janë në rrugë të mirë për ta fituar titullin e tyre të parë në ligë pas 30 vjetëve.

36% të tifozëve kanë votuar që ekipi i sivjetmë i Liverpooli është më i miri në histori.

Ndërkohë, vendin e dytë e zë Manchester Unitedi i edicionit 1998/1999, që fitoi tripletën./Zëri