Mblidhet kryesia e LDK’së për të folur për koalicionin me VV’në

Temë kryesore do të jetë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa, këtë e ka konfirmuar sot gjatë ditës edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

“Ne e kemi mbledhjen e Kryesisë sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për me ba marrëveshje”, ka pohuar sot Mustafa.

Sot gjatë ditës për të kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve, në LDK kanë qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe ai britanik Nicholas Abott.