ZYRTARE: Futbollisti shqiptar nënshkruan për Barcelonën, i vendoset një klauzolë e 'çmendur'

Barcleona dhe Albacete kanë arritur marrëveshje për transferimin e Rei Manajt.

Sulmuesi shqiptar do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare e gjysmë me Barcelonën, shkruan Zëri.info.

Manaj do ta ketë një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, teksa futbollisti ka nënshkruar sot kontratën dhe është prezantuar në stadiumin 'Johan Cruyff'.

Futbollisti i Shqipërisë te Barcelona është transferuar për 700 mijë eurosh, plus dy milionë euro bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Manaj te Barcelona do ta mbajë fanellën me numrin 22.

I lindur në Lushnje të Shqipërisë më 24 shkurt të vitit 1997, Manaj e nisi karrierën te grupmoshat e reja të Sampdorias, derisa më pas luajti edhe tek Interi, Pescara, Pisa, Granada si dhe së fundmi te Albacete.

Si 18-vjeçar, Manaj debutoi në vitin 2015 me Kombëtaren e Shqipërisë./Zëri.info