PZAP-i paralajmëron partitë politike: Paguajini dënimet ose do të gjobiteni

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike, duke filluar nga 17 deri më 31 janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019.

Në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatojë ligjin e aplikueshëm, saktësisht do të shqiptojë dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si edhe do të zbatojë ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139

Neni 120, paragrafi 2. të LZP-it, përcakton se dështimi për të paguar gjobën apo për t’iu bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar në vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-i.
PZAP-i, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe kjo:

Gjithsej gjoba: = 360.000.00 euro
Gjoba të paguara: = 84.900.00 euro
Gjoba të papaguara: = 275.100.00 euro

Të dhënat e PZAP-it janë të 17 janarit 2020.