Liverpooli ka 16 pikë më shumë sesa vendi i dytë në Premierligë, por Klopp befason me deklaratën e tij

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht se ekipi i tij vazhdon të forcojë kreun e Premierligës, ndërsa tifozët kënduan ‘ne do ta ditojmë ligën”, transmeton zeri.info

Liverpooli është shumë afër që ta fitojë titullin e parë pas 30 vjetësh, derisa tash ka 16 pikë më shumë sesa Manchester City, që zë pozitën e dytë.

{320874}

Në fitoren 2:0 ndaj Manchester Unitedit, tifozët e Liverpoolit filluan të këndonin “ne do ta fitojmë ligën”.

“Ata mund të këndojnë çfarë të duan, përveç emrit tim, para se ndeshja të përfundojë! Unë nuk jam këtu për të diktuar atë që këndojnë ata. Nëse tifozët tanë nuk do të ishin në humor të mirë tash, kjo do të ishte shumë e çuditshme”, ka thënë Klopp.

“Ajo që mund t’iu them unë është se jemi këtu për të punuar, kaq e thjeshtë”, shtoi ai./Zëri