Befason Milani, e do yllin amerikan

Milani e ka identifikuar mbrojtësin amerikan të Wiganit, Antonee Robinson si zëvendëses të Ricardo Rodriguezit, I cili pritet të largohet shumë shpejt nga kuqezinjtë, transmeton zeri.info

“Sky Sport Italia” shkruan se Robinson do të ishte zgjedhja e dytë në krahun e majtë të mbrojtjes pas Theo Hernandezit.

Sidoqoftë, transferimi i tij nuk mund të kompletohet derisa të largohet Rodiguez.

Reprezentuesi zviceran ka refuzuar një ofertë nga PSV Eindhoveni, derisa ka zgjedhur Fenerbahcen.

Por, problemi është se klubi turk është nën kufizime nga “Fair-Play” financiar dhe është konfirmuar që federata e Turqisë e ka bllokuar transferimin e Roriguezit.

Ata duhet të shesin dikë para se të transferojnë dikë tjetër, gjë e cila është duke e zvarritur strategjinë e transferimeve të Milanit./Zëri