Dy mijë personat më të pasur në botë kanë sa 4.6 miliardë më të varfrit

Në raportin e organizatës bamirëse me bazë në Nairobi thuhet gjithashtu se gratë në mbarë botën punojnë 12.5 miliardë orë të kombinuara çdo ditë pa u paguar apo pa u njohur zyrtarisht puna e tyre.

Raporti i titulluar “Koha për t’u kujdesur” theksohet se puna që nuk u paguhet grave e ka vlerën e 10.8 miliardë dollarëve në ekonominë botërore. Kjo shifër është trefishi i vlerës së industrisë së teknologjisë.

“Është e rëndësishme për ne që të theksojmë se motori i fshehur i ekonomisë është puna e papaguar e grave dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha Amitabh Behar, shefe ekzekutive e organizatës Oxfam në Indi.

Ky raport u publikua disa ditë para fillimit Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Pjesëmarrësit e këtij forumi janë kritikuar për luksin e madh dhe përdorimin e aeroplanëve privatë për të udhëtuar, duke e dëmtuar në këtë mënyrë klimën, shkruan “Reuters”.