Surprizë për Ballkanin, futbollisti i Kosovës i viziton në Turqi
Ballkani është befasuar në përgatitjet që po mbahen në Antalia të Turqisë.
Skuadra e Ismet Munishit është vizituar nga futbollisti i Kosovës, Anel Rashkaj, raporton Zëri.info.
Lajmin e ka bërë me dije futbollisti i Ballkanit, Liridon Fetahaj.
"Me legjendën, kapitenin kosovar", ka shkruar Fetahaj.
Ndryshe, Ballkani ka disa ditë që ndodhet në Turqi për përgatitje./Zëri.info