Me fustanin e gjelbër dhe të shkurtër, e dashura e Conor McGregor mori vëmendje të madhe

Dee Devlin ishte në qendër të vëmendjes gjatë hyrjes në 'T-Mobile Arena' me Conor McGregorin, para meçit të irlandezit me Donald Cerronen.

E dashura e mundësit irlandez kishte veshur një fustan të gjelbër dhe të shkurtër, derisa ishte shumë e afërt me 31-vjeçarin, shkruan Zëri.info.

Me dukjen e saj, Devlin ka marrë vëmendjen e mediave rozë.

Ajo ishte në qendër të vëmendjes edhe kur uroi partnerin e saj duke e puthur.

Ndryshe, Conor McGregor pas një pauze, u rikthye me fitore ndaj Donald Cerronen, të cilin e mposhti pas 40 sekondash./Zëri.info