Autobusi i Man Unitedit arrin në 'Anfield', futbollistëve u ndodh diçka e pazakontë
Kryendeshja e javës së 23-të në Premierligën angleze zhvillohet sot në "Anfield".
"Anfield" është nikoqir i super-ndeshjes së sotme mes liderit, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, shkruan Zëri.info.
Një orë para fillimit të ndeshjes, ka arritur në "Anfield" edhe autobusi me futbollistët e Manchester Unitedit.
Natyrisht, turma e njerëzve ishte e madhe dhe shumica prej tyre ishin tifozë të Liverpoolit.
Në pamjet e mëposhtme shihet se kishte edhe prej atyre që kishin ofenduar futbollistët e Man Unitedit me 'gishtin e mesëm'.
Ndryshe, ndeshja e sotme nis nga ora 17:30./Zëri.info