Gjilani përballet në miqësore me skuadrën nga Kirgistani, ndeshja mbyllet me rezultat minimal

Gjilani është zhvendosur tashmë në Antalia të Turqisë, aty ku do ta kryejë fazën përgatitore para nisjes së stinorit pranveror.

Djelmoshat e Gentjan Mezanit sot zhvilluan edhe ndeshjen e parë miqësore, ku u përballen me kirgistanezët e Neftchi Kochkos, shkruan Zëri.info.

Ndeshjen në fjalë, Gjilani e fioi me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për Gjilanin e shënoi 'bomberi' kroat, Tomislav Busic.

Pas kësaj, Gjilani ka bërë me dije se do t'i zhvillojë edhe disa ndeshje tjera miqësore në Turqi./Zëri.info