‘Taysoni shqiptar’ nesër përballet me një kundërshtar të jashtëzakonshëm

Të shtunën në mbrëmje në “Edel Optics Arena” të Hamburgut, boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi i njohur si “Taysoni shqiptar” do të ngjitet në ring në luftën e tij të 50 –të në boksin profesional në peshat e rënda. Kundërshtari i tij është boksieri gjerman 36 vjeçari Mazen Girke i cili në karrierën e tij ka 128 lufta.

Në vigjile të luftës së nesërme sot janë bërë matjet zyrtare.

Nuri Seferi përgatitjet e tij i ka zhvilluar në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa pas festave të fundvitit së bashku me trajnerin e tij Bulent Bashark ka punuar në Hamburg. Lufta e së shtunës është caktuar të zgjas 8 raunde. Taysoni shqiptar në karrierën e tij në boksin profesional deri më tani ka pasur 49 lufta prejt të cilave 40 fitore dhe 9 humbje.