Raporti i Policisë së Kosovës pas sulmit të autobusit të KB Bashkimit në Mitrovicë

Bashkimi ka fituar derbin e rivalëve të vjetër ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 69:70 (18:15, 19:10, 17:25, 15:20) në takimin e fundit për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Megjithatë, jo gjithçka shkoj si është më së miri, pasi pas ndeshjes është sulmuar autobusi i mysafirëve nga Prizreni.

Sot gjatë ditës, Policia ka lëshuar raportin në lidhje me këtë sulm.

Në raport thuhet se përveç një xhami të thyer, nuk ka të lënduar, ndërsa sulmuesit janë të panjohur.

Raporti i Policisë pa ndërhyrje:

Rr. “Mbretëresha Teutë” 16.01.2020, 21:10. Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në mes të KB Trepça dhe KB Bashkimi, autobusi me lojtarët e klubit ‘Bashkimi’ që ishte nisur në drejtim të Prizrenit, është sulmuar me gurë nga persona të panjohur. Përveç një xhami të thyer në autobus nuk raportohet për të lënduar.