Ngjarje si në filma në Prishtinë, shkrepen 12 plumba në drejtim të një lokali

Një ngjarje si në filma ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka treguar se ankuesi i gjinisë mashkullore ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, nga ku kanë gjetur 12 gëzhoja.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.