E papritur, Mikel Arteta merr këtë vendim për Shkodran Mustafin
Shkodran Mustafi mund të mos largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info
Trajneri i klubit londinez, Mikel Arteta ka vendosur që ta mbajë në skuadër futbollistin shqiptar për shkak të problemeve me lëndime në kampin e “topçinjve”, raporton “Sky Sports”.
Ish-mbrojtësi i Valencias ishte pritur që të largohej gjatë janarit nga “Emirates”, derisa ai nuk bënte pjesë as në planet e ish-trajnerit Unai Emey.
Sidoqoftë, për shkak të lëndimeve në skuadër, Arteta duket se do t’ia ofrojë një mundësi Mustafit./Zëri