Tërmet në Durrës, kjo është shkalla e rihterit

Sipas organizatës shkencore EMSC, për matjen e tërmeteve, shkalla e këtij tërmeti ishte 2.6.

Ndërsa gjatë ditës së sotme një tërmet është ndjerë edhe në afërsi të Leposaviqit, me shkallë prej 3.9.

Ndërkohë që Shqipëria më 26 nëntor është goditur nga një tërmet i fuqishëm 6.4 shkallë me ç’rast ka lënë edhe viktima ku 51 persona humbën jetën, qindra të tjerë u lënduan dhe shumë ndërtesa janë rrënuar. /Insajderi.com