ZYRTARE: Futbollisti nga Kosova nënshkruan me klubin turk, klubi shqiptar i uron suksese të mëtutjeshme
Oltion Bilalli tashmë ka vendosur për të ardhmen. Ai i është bashkuar klubit turk, Baleskesirspor.
Futbollisti nga Kosova i cili së fundmi ishte pjesë e grupmoshave të reja të Galatasarayt, do ta vazhdojë karrierën te skuadra e Ligës së Dytë turke, Balekesirspor, shkruan Zëri.info.
"Ne po ndërtojmë të ardhmen e klubit tonë. Ne ndjekim të rinjtë që do të shërbejnë për skuadrën tonë për shumë vite dhe do ta forcojmë skuadrën A në edicionin e ardhshëm", thuhet në njoftimin e Baleskesirspor.
Oltion Bilalli ka lindur në vitin 2002 dhe është 18-vjeçar.
Ai është stërvitur me grupmoshat e reja të Galatasaray përreth gjashtë vite dhe konsiderohet si njëri prej talentëve më premtues nga Kosova.
Ai luan si sulmues qëndror dhe i krahut.
Gjithashtu, Bilalli ka qenë edhe pjesë e akademisë së klubit shqiptar, Besëlidhja.
Klubi shqiptar përmes një njoftimi në “Facebook”, e ka konfirmuar transferimin, derisa i ka uruar suksese të mëtutjeshme.
Shkrimi i plotë i Besëlidhjes:
“Sot ish lontari yne dhe reprezentuesi i Kosoves, Oltion Bilalli, ka nenshkruar kontrate me skuadren e Liges se pare turke Balikesirspor.
Jemi me fat qe per 7 vite kishim ne shkollen tone nje talent sikurse Olti.
Suksese tutje ne karrieren europiane Olti!”./Zëri.info