Veturat që vidhen më së shpeshti në SHBA
Megjithë përparimet masive në pjesën e sigurisë tek veturat, shkalla e vjedhjes së tyre është ende shqetësuese.
Sipas Byrosë Federale të Hetimit (FBI), një automjet vjedhej çdo 42,2 sekonda në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
FBI, përkatësisht Byroja Kombëtare e Sigurimeve liron një listë të veturave më të vjedhura çdo vit.
Në listën e publikuar këtë vit, veturat e vjedhura në SHBA që prijnë listën janë GMC, Ford dhe Toyota Camry.
Pa publikuar listën e plotë, CarBuzz ka përzgjedhur top 10-shen e veturave që janë vjedhur më së shpeshti për këtë vit.
Lista e përzgjedhur:
1. Dodge Charger HEMI
2: Dodge Challenger SRT Hellcat
3. Infiniti Q50
4. Infiniti QX80
5. Gmc Sierra 1500
6. Dodge Challenger
7. Nissan Maxima
8. Chevrolet Silverado 1500 Crew Cab (2×4)
9. Chrysler 300 (AWD)
10. Mercedes-Benz S-Class Sedan