Rita: Fama më pengon të bëj gjëra normale

Rita Ora ndjen se është tepër e famshme për të dalë në qytet për të pirë kafe. Bukuroshja shqiptare ka zbuluar se do të dëshironte të dilte lirshëm në rrugë dhe të vizitojë kafene të bukura në Londër, por ajo insiston se fama e ndalon që të bëj gjëra normale, transmeton "Zëri.info".

E pyetur se çfarë do të dëshironte të bënte po të ishte anonime, Rita është përgjigjur: “Do të jem monotone dhe do të them diçka vërtetë të thjeshtë. Do të doja të shkoja në shopin në rrugën Portobello me motrën dhe mamanë time. Të marr një kafe dhe një ëmbëlsirë në një kafene të bukur dhe të mund të shëtis nëpër rrugë.

Ka kaluar shumë kohë që nuk kam qenë në gjendje ta bëj këtë, ndërsa nuk mund të imagjinoj një mënyrë më të mirë për të kaluar një ditë”. Në anën tjetër, është konfirmuar se Rita 29-vjeçe është në romancë me Rafferty Law. Këngëtarja dhe aktori 23-vjeç, kanë filluar lidhjen e dashurisë që kur kanë luajtur bashkë në filmin 'Twist'. “Mes tyre ka filluar të zihet diçka tashmë një kohë, sidomos pasi kanë filluar të punojnë bashkë.

Njerëzit mendojnë se ata kanë filluar lidhjen e dashurisë qysh moti, por gjërat janë bërë serioze vetëm kohëve të fundit dhe këtë e kanë konfirmuar duke ecur dorë për dore në rrugë”, ka deklaruar një mik i saj./ZËRI