Mozzik me urim të veçantë për vajzën e tij
Vajza e artistëve të njohur Loredanës dhe Mozzik sot feston ditëlindjen e parë.
Në këtë ditë të veçantë për Hanën, përveç urimit prekës të Loredanës, një të tillë e ka bërë edhe reperi shqiptar Mozzik. Artisti ka shfrytëzuar Instagramin për ta uruar vajzën e tij, ku ka shkruar se viti me të ka shkuar shumë shpejt.
“Sa shpejt shkuan një vjet. Urime vajza ime datëlindjen tënde, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse je e vogël, por kur do rritesh dashtë zoti do i lexosh e kuptosh shumë gjëra”, ka shkruar Mozzik.