Dikur Elvana Gjatën, tani Flori Mumajesi mbështet kundërshtaren e saj më të madhe

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi për vite të tëra punuan bashkë në çdo projekt të tyre muzikor, shkruan GazetaBlic.

Siç edhe thonë dy artistët, ata u rritën bashkë në muzikë.

Por, tashmë dyshja kanë ndërprerë punën së bashku dhe Elvana tashmë këngët nuk i punon pranë studios së “Three Dots”.

Dihet që Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri janë dy këngëtaret që pëlqehen jashtë mase nga publiku shqiptar. Kohën kur Elvana punonte me Florin, ky i fundit nuk është parë të mbështeste asnjëherë Dafina Zeqirin, por së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Ditë më parë Dafina Zeqiri publikoi këngën e re “Vuj Vuj Vuj”,e si rrallëherë Flori Mumajesi ka shpërndarë këngën në llogarinë e tij në Instagram.

“Unë e pëlqej këtë”, ka shkruar këngëtari.