Violetë Kukaj sqaron publikun: Unë kurrë nuk kam qenë e mbuluar

Është përfolur ndër vite se ajo është mbuluar, gjë për të cilën Violeta ka sqaruar në një intervistë të fundit se nuk ka qenë i vërtetë një lajm i tillë.

“Nuk e di se ku janë bazuar, kur patën shkruar se ‘është mbuluar’ ose ‘ka hequr mbulesën’. Ndoshta pak pauza në muzikë i ka nxitur të shkruajnë, ose janë bazuar te kënga e që e kam publikuar para nëntë vite, “O Allah”, që jam shumë e lumtur që e kam realizuar, sepse kam menduar vite e vite që ta realizoj si këngë falënderimi në diçka që unë besoj”, ka thënë Violeta gjatë intervistë për emisionin “1 kafe prej shpisë”.

E njëjta ka mohuar të ketë qenë e mbuluar ndonjëherë në jetën e saj, madje edhe këngën “O Allah” ajo nuk e quan ilahi siç e kanë quajtur të tjerët, por këngë me motive fetare.

“Në atë këngë, ka qenë e pakuptimtë që unë të dal me një veshje tjetër, edhe pse nuk ka qenë mbulesë, ka qenë modifikim i një veshje me mbulesë ku aty shihen edhe flokët e mi.

E kam bërë vet atë veshje që të dukem e respektueshme për këngën por edhe që të mos dukem e mbuluar, sepse fakt është që kur e vendos mbulesën, ajo nuk hiqet më. Unë jam e obliguar t’u them atyre që mendojnë se kam qenë e mbuluar, që unë nuk kam qenë asnjëherë e mbuluar. Jam munduar ta respektoj atë këngë, që disa e quajnë ilahi edhe pse nuk është ilahi – ajo është këngë fetare”, ka thënë Violetë Kukaj-Retkoceri. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë @ajkune_professional @kacilleshi @teutamatoshiduriqi @sellmakasumoviq

A post shared by VioletëKukaj (@violetekukaj) on

E njëjta ka promovuar këngën e saj më të re “Dasmori”, të cilën e ka publikuar së fundmi në kuadër të programeve për festat e fundvitit. /Telegrafi/