Ajri helm në Rahovec, ndotja arrin shifra rekorde

Në aplikacionin pë matjen e ndotjes së ajrit, Rahoveci del të ketë shifër rekorde të ajrit të ndotur.

Gjatë mbrëmjes së sotme, ndotja e ajrit ka arritur koeficientin 719, që i bie të jetë në shkallë më të lartë të ndotjes, e që përshkruhet si e tmerrshme. 

Pas Rahovecit, ndotje më të madhe të ajrit ka në Vushtrri dhe Prizren.

Ndërkaq, sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovës, ndotja e regjistruar në orën 23:00 është në shkallën 189, apo shumë e pashëndetshme. Në kryeqytet, ndotja e ajrit, sipas ekspertëve, kryesisht shkaktohet nga përdorimi i qymyrit për ngrohje, afërsia me termocentrale dhe përdorimi i veturave të vjetra, në Rahovec.Express