ZYRTARE: Lojtari nga futbolli i Kosovës transferohet jashtë vendit

Pavarësisht vështirësive të shumta, futbolli i Kosovës gjithnjë ka prodhuar talentë të shumtë.

Njëri prej tyre është edhe Guri Hana, i cili luan si mesfushor te skuadra prishtinase 2 Korriku në Ligën e Parë, raporton Zëri.info.

Guri Hana do ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist në Gjermani.

Prej muajit janar, ai do të jetë pjesë e FC Hansa Luneburg, skuadër e Ligës së Katërt (Regionaliga Nord).

Tashmë, Hana është përshëndetur edhe me bashkëlojtarët e tij te 2 Korriku, skuadër me të cilën ishte nënkampion vjeshtor në Superligën e Kosovës U-19./Zëri.info