Sportistja ruse që dikur peshonte 40 kilogramë, tash ka një biceps prej 47 centimetrash dhe është kampione në peshëngritje

28-vjeçarja Natalia Kuznetsova, dikur një vajzë fragjile nga qyteti rus, Chita, tash është rekordmene e trefishtë në peshëngritje, transmeton zeri.info

Kuznetsova filloi të merret me sport në moshën 14-vjeçare dhe “bodybuilding” dhe ngritja e peshave ishin përqendrimi i saj.

Që prej asaj kohe, ajo që dikur peshonte 40 kilogramë tash është kthyer në një kampione muskulore.

Me gjatësi prej 170 centimetrash, ajo peshon 102 kilogramë. Perimetri i bicepsit të saj është 47 centimetra, i gjoksit 130 centimetra, i vitheve 74 centimetra dhe i një këmbeje 75 centimetra.

Beli i saj është 70 centimetra i gjerë.

10 vjet më herët ajo u takua me burrin e saj, Vladislav.

Fakti që ai ka biceps më të vogël se ajo, nuk e shqetëson atë./Zëri