Skenderaj fitues i Kupës së Kosovës

Skuadra e volejbollit Skenderaj është pronarja e Kupës së Kosovës në volejboll pasi në finale arriti ta mposht M-Technology në një ndeshje tejet interesante.

Kjo finale ishte një dramë në vete pasi rezultati ishte vërtet i ngushtë dhe deri në fund nuk dihej kush do të ngadhënjejë, por ja që në fund vashat nga Skenderaj triumfuan me rezultat 3:2 për ta arritur kështu një sukses shumë të mirë, shkruan Zëri.info.

Ndeshja nisi me shumë rivalitet derisa ishin volejbollistet e Skenderajt ato që fituan setin e parë.

Prishtinaset iu kundërpërgjigjën duke fituar më pas dy sete radhazi për ta rikthyer rezultatin në 2:1, por vazhdimi foli për Skenderaj që fituan më pas dy setet e radhës për rezultatin 3:2.

Sa i përket lojës, ajo gjatë gjithë kohës u karakterizua me rivalitet të madh dhe me gjuajtje dhe bllokime shumë cilësore. /Zëri.info