Nën tytën e armës grabitet Termocentrali Kosova A
Sonte në orët e mbrëmjes ka ndodh një grabitje me armë në Termocentralin Kosova A.
Gazeta Insajderi mëson se dy persona me maska, njëri me armë dhe tjetri me thikë kanë sulmuar punonjësin e KEK, i cili ka marrë edhe lëndime trupore.
Nga ai janë marrë 600 euro të gatshme, dy telefon, dy kartela të bankës dhe një jakne.