Të shtëna me armë zjarri – vdes një person
Mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Peqin.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë Andi Zylifi , 23-vjeç. Ndërkohë ka mbetur i plagosur rëndë edhe një i ri tjetër.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.