Melinda Ademi me poza atraktive në fotografitë e shkëputura nga xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja Melinda Ademi ka disa ditë që ka paralajmëruar për projektin e ri të cilin tashmë e ka gati, shkruan GazetaBlic.

“Karma” mban titullin kënga e saj e re e cila pritet të lansohet ditën e dielë, me 15 dhjetor.

Ndërsa pak para se ta lansojë, këngëtarja po publikon fotografi të realizuara gjatë xhirimeve të klipit të këngës “Karma”.

E veshur me kostum ngjyrë të kaltër, të kombinuar me çizme të gjatë po me ngjyrën e njëjtë, Melinda Ademi ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj me këto paraqitje.