Ledri lënë pak muzikën, fillon biznes të ri

Reperi në një njoftim në facebook ka njoftuar se ai do ta sfidojë vetën në fushën e gastronomisë bashkë me mikun e tij që nga shkolla e mesme.

“Zakonisht nuk shkruaj tekste të këtilla, se mundin e shkrij në tekstet e këngëve që ju i pëlqeni, por i erdhë radha edhe kësaj, ta shkruaj një njoftim, një dedikim. 15 vjet muzike. Shume sfida të rënda dhe të lehta. Shumë të arritura, por të gjitha në fushat që megjithatë i njoh mirë”, ka shkruar Ledri në këtë status të tij në faqen zyrtare në facebook.

“Tani ka ardhur koha më e sfiduar veten edhe në një lëmi pak me ndryshe. Sfidim në lëmin e një biznesi ndryshe. Gjatë rrugëtimit në muzike, me ka ra me u taku dhe me diskutu më shumë njerëz, nder të tjera edhe për punën e bizneseve të ndryshme. Ofertat e bashkeëpunimit nuk kanë munguar asnjëherë, por asnjëherë diçka nuk me ka fjet më shumë në zemër se ky për të cilin po e bëj këtë njoftim”, ka shkruar tutje Ledri.

Sipas tij biznesi ka të bëj me gastronomi dhe se ai do të merr përfaqësinë e përpunimit të patatës nga një brend botëror.

Por, a do ta lërë muzikën Ledri për t’u marrë vetëm me biznesin e tij, kjo mbetet të shihet në të ardhmen, por më shumë gjasë Ledri do të jetë aktivë në të dyja.