Komuna e Prishtinës do t’i ushqejë qentë endacakë
Në këto ditë të ftohta, qentë endacakë përballen me mungesë të ushqimit.
E kjo gjë mund ti bëjë ata edhe më agresivë.
Por, komuna e Prishtinës, ka vendosur t’u bëjë një zgjidhje.
Kryeqytetit ka hapur një tender në vlerë prej mbi 12 mijë euro, vetëm për ti ushqyer qentë endacak.
Këtë tender e ka fituar kompania AL – TEC.
Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga nënkryetari në komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi.
Sipas Nushit, janë paraparë gjithsejtë 5 pika të ushqimit për qentë endacakë, në pika kryesore në qytet.
Derisa thotë se do t’u ofrohet ushqim dy herë në ditë.
Nëse pilot – projekti tregohet i suksesshëm, sipas nënkryetarit do implementohet në formë të plotë.
Ndërkohë edhe sipas Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kompania që ka fituar projektin i plotëson kriteret higjenike dhe teknike, për ta kryer punën.
Por komuna e Prishtinës, nuk e ka lënë me kaq.
Ajo muajin e kaluar kishte dorëzuar në prokurim projektin për ndërtim të qendrës ose strehimores për qentë endacakë në Prishtinë.
Këtë e kishte konfirmuar vetë kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.