Tifozi i PSG-së rrihet dhe zhvishet nga turqit para ndeshjes me Galatasarayn

Një tifoz i Paris Saint-Germainit është rrahur dhe është zhveshur nga tifozët turq para ndeshjes me Galatasarayn mbrëmjen e kaluar, transmeton zeri.info

Raportohet se francezi kishte djegur flamurin turk, duke shkaktuar acarim te tifozët turq që kishin udhëtuar në Paris të mërkurën.

Mediet franceze shkruajnë se mbi 100 tifozë ishin përfshirë në përleshje, me policinë që u desh të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, ndeshja mes PSG-së dhe Galatasarayt u mbyll me shifrat 5:0 në favor të vendasve./Zëri