Ballkani përballët me Dukagjinin në Kupë, Munishi vjen me një vlerësim interesant për kundërshtarin

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll e ku priten disa ndeshje mjaft joshëse, shkruan Zëri.info.


Padyshim në mesin e katër ndeshjeve më e lehta për tu deshifruar duket të jetë ajo ndërmjet Dukagjinit të Klinës dhe Ballkanit nga Tharanda ku kampioni vjeshtor llogaritet favorit i madh, megjithatë kështu nuk mendon edhe trajneri i therandasve Imset Munishi.


Ai në një deklaratë dhënë Zëri.info, ka thënë se pret ndeshje të fortë, derisa nuk e vlerëson aspak skuadrën e tij me fat në këtë short.

“Dukagjini është skuadër e mirë, kam punuar me disa lojtarë që janë aty dhe janë lojtarë shumeë të mirë. Dukagjini nuk e meriton pozitën ku gjindet në tabelë, kështu që do të jetë përballje e vështirë”, ka thënë shkurt Munishi, skuadra e së cilit në vjeshtë shkëlqeu si me lojë, ashtu edhe me organizim, karshi një Dukagjini që në vjeshtë u përballë me shumë probleme dhe kjo bëri që gjasat për ekzistencë pothuaj të humbasin qysh në pjesën e parë të kampionatit. /Zëri.info