Rahovec: Hajni ia vjedh kuletën me 40 euro një personi me aftësi të kufizuara

Një person është arrestuar të mërkurën në Rahovec pasi ia vodhi 40 euro para një personi me aftësi të kufizuara.

Siç raporton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Pasatellë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili viktimës mashkull K/Shqiptar person me aftësi të kufizuara ja kishte grabitur portofolin në të cilin kishte pasur rreth 40 euro para”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.