Nora Gjakova dëshpëron në Kinë, eliminohet që në rrethin e parë

Nora Gjakova është eliminuar që në rrethin e parë në garën ‘World Judo Masters’ që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, xhudistja nga Kosova është mposhtur në rrethin e parë nga koreania Jisu Kim duke ia shuar gjasat Kosovës për medalje në këtë kategori, shkruan Zëri.info.

Ndryshe, pak më parë garoi edhe xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi.

Krasniqi tashmë është kualifikuar në finalen e madhe në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në finale, Krasniqi do të përballet me moldaven Ganbaatar, ku edhe synon medaljen e artë.

Ndryshe, në këtë garë, Kosova po përfaqësohet nga Nora dhe Akil Gjakova, si dhe Distria Krasniqi./Zëri.info